OBSH-ja bën thirrje për shpërndarje të barabartë të vaksinës anti-COVID për të gjithë

Bota

OBSH-ja bën thirrje për shpërndarje të barabartë të vaksinës anti-COVID për të gjithë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Derisa po shënohet një vjet nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kinë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka nxitur shtetet që të sigurohen se vaksinat po mundësohen për njerëzit kudo në rrezik e jo vetëm në vendet e pasura.

Tedros Adhanom Ghebreyesus ka apeluar të blihen vaksina kundër koronavirusit prej 4 miliardë eurosh për t’i dhuruar në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ai po ashtu ka nxitur shtetet që të luftojnë teoritë konspirative dhe sulmet mbi shkencën, shkruan Reuters.

Një ekip i OBSH-së do ta vizitojë Kinën javën e parë të janarit për të hetuar origjinën e COVID-19 që kishte nisur në qytetin e Wuhanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat