Zelanda e Re tashmë është futur në vitin e ri, 2021. Sipas kohës lokale, atje ka hyrë mesnata e 1 janarit.
Ndonëse viteve të kaluara ky shtet është njohur me fishekzjarrët e shumtë dhe spektakolarë, kësaj radhe u vërejt festë më e zymtë dhe qielli u ndriçua më pak.
Kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të një viti të vështirë që u la pas, kryesisht për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike që ajo e shkaktoi.
