OBSH: Stop teorive konspirative

Bota

OBSH: Stop teorive konspirative

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:16
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Komuniteti ndërkombëtar do ta fitojë luftën kundër COVID-19 nëse nuk i harron mësimet e vitit 2020, tha sot në një videodeklaratë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Një faktor vendimtar është nëse do të lejojmë mizotërimin e teorive të konspiracionit dhe sulmet kundër shkencës apo nëse do t’i japim fund së bashku krizës”, tha ai.

“Gjatë 2020, informacionet e rreme çuan në vuajtje të panevojshme”, theksoi Ghebreyesus.

Ai vlerësoi, gjithashtu, edhe përpjekjet e shumta për të mposhtur pandeminë gjatë këtij viti që po përfundon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat