Një miliarder i njohur kinez ka ndërruar jetë, teksa së fundmi janë artikuluar dhe shkaqet.
Lin Qi mbylli sytë natën e Krishtlindjes, i cili ishte shtruar në spital pas një helmimi.
Dyshohet se ai u helmua nga një nga punonjësit e tij, që i hodhi një substancë në çaj.
Kompania e tij, Yoozoo kishte bërë bujë me krijimin e disa lojërave kompjuterike dhe telefonike, të cilat u bënë të famshme në mbarë botën.
Yoozoo ka të punësuar mbi 2.000 punonjës.