Me kalendarin që shkon drejt vitit 2021, UNICEF ia kushton 75-të vjetorin ri-imagjinuar një botë më të mirë për fëmijët. Rreth 371,504 foshnje, lindin në të gjithë botën në Ditën e Vitit të Ri, sipas UNICEF.
Ndërsa kalendari nisi me datën 1 janar 2021, organizata ndërkombëtare e fëmijëve në Kombet e Bashkuara, UNICEF po feston përsëri jetën e re që po sillet në botë në 1 Janar.
Në një raport përmbyllës të vitit 2020, në vitin e ri UNICEF thotë se globalisht, mbi gjysma e këtyre lindjeve vlerësohet të ndodhin në 10 vende: India (59,995), Kina (35,615), Nigeria (21,439), Pakistani (14,161), Indonezia (12,336), Etiopia (12,006), Shtetet e Bashkuara ( 10,312), Egjipti (9,455), Bangladeshi (9,236) dhe Republika Demokratike e Kongos (8,640).
Po ashtu ky raport në bazë të statistikave parashikon që në total, rreth 140 milion fëmijë do të lindin në 2021. Jetëgjatësia e tyre mesatare pritet të jetë 84 vjet.
"Fëmijët e lindur sot hyjnë në një botë shumë më ndryshe, madje edhe një vit më parë, dhe një Vit i Ri sjell një mundësi të re për ta rimagjinuar atë," tha Drejtoria Ekzekutive e UNICEF Henrietta Fore, në këtë raport.
“Fëmijët e lindur sot do të trashëgojnë botën që ne fillojmë të ndërtojmë për ta - sot. Le të bëjmë vitin 2021 vitin që fillojmë të ndërtojmë një botë më të drejtë, më të sigurt dhe të shëndetshme për fëmijët, ” ka thënë Fore.
2021 do të shënojë gjithashtu 75 vjetorin e UNICEF. Gjatë vitit, UNICEF dhe organizatat partnere të Kombeve të Bashkuara, do të përkujtojnë përvjetorin me ngjarje dhe njoftime që festojnë tre të katërtat e një shekulli të mbrojtjes së fëmijëve nga konfliktet, sëmundjet, dhe veset e këqia, duke mbrojtur ata kudo në botë, në të drejtën e tyre për mbijetesë, shëndet dhe arsim.
Simbas këtij studimi të UNICEF, thuhet se emrat më të njohur të fëmijëve në vendet e zgjedhura nga ky raport me lindjet më të mëdha rreth kohës së lindjes më 1 Janar 2021 janë :
Vendi : Mashkull Femer
Australi John Margaret
Kinë Ming Shulan
Kroaci Ivan Marija
Danimarka Erik Kristen
Francë Jean Marie
Gjermani Hans Renate
Izraeli Moshe Esther
Japoni Masaru Kazuko
Korea Yeong-ho Yeong-ja
Poloni Jan Maria
Rusia Ivan Maria
Spanjë Jose María Carmen
Mbretëria e Bashkuar John Margaret
Shtetet e Bashkuara James Mary
"Sot, ndërsa bota përballet me një pandemi globale, ngadalësim ekonomik, rritje të varfërisë dhe thellim të pabarazisë, nevoja për punën e UNICEF është aq e madhe sa kurrë më parë," tha Fore.
"Për 75 vitet e fundit, gjatë konflikteve, zhvendosjeve, katastrofave natyrore dhe krizave, UNICEF ka qenë atje për fëmijët e botës. Ndërsa agon Viti i Ri, ne rinovojmë angazhimin tonë për të mbrojtur fëmijët, për të folur për të drejtat e tyre dhe për t'u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet, pa marrë parasysh se ku jetojnë. "
Në përgjigje të pandemisë globale, UNICEF nisi fushatën “Reimagine”, një fushtë kjo në një përpjekje globale për të parandaluar që pandemia COVID-19 të bëhet një krizë e qëndrueshme për fëmijët. Përmes fushatës, UNICEF po u bën një thirrje urgjente qeverive, publikut, donatorëve dhe sektorit privat që të bashkohen me UNICEF ndërsa kërkojmë t'i përgjigjemi, të rimëkëmbemi dhe të imagjinojmë një botë më të mirë, post-pandemike.
Të dhëna për emrat e foshnjave të përpiluara, raporti sqaron se janë marrë nga Dr. I. M. Nick i Shoqatës Amerikane të Emrave. Vendet dhe territoret e përfshira janë bazuar në disponueshmërinë e të dhënave statistikore të përpiluara dhe të lëshuara nga agjencitë qeveritare rajonale ose kombëtare.
Ndërkohë, për vlerësimet, UNICEF përdori regjistrimin jetësor dhe të dhënat e sondazhit familjar për të vlerësuar në të dhënat statistikore mujore dhe ditore të lindjeve në vende të ndryshme të botës. UNICEF përdori numrat vjetorë të lindjeve të gjalla, dhe jetëgjatësinë e periudhës nga rishikimi i fundit i Prospekteve Botërore të Popullsisë së KB (2019) për të vlerësuar foshnjat e lindura në 1 janar 2021 dhe jetëgjatësinë e tyre në total.