Kur filloi pandemia me COVID-19, Miriam Looker ishte vënë në aksion sipas porosisë së djalit të bashkëshortit të saj i cili punon doktor në Ohio.
95-vjeçarja përdori materiale dhe nga to krijonte maska mbrojtëse, deri në 10 sosh.
Pasi kishte qepur mbi 1,000 maska, ajo mori pushim për shkak se edhe vetë u infektua me koronavirus.
Pasi u shërua, Looker iu rikthye qepjes së maskave. Ajo bën prerjen e materialit gjatë natës, i qep e të nesërmen i vë mbajtëset elastike nga të dyja anët.
Maskat e saj janë dërguar tek pacientët e djalit, në kasha e shkolla, shkruan AP.
Ajo tani thotë se ka qepur afër 1,700 maska.