Brexit/ Kryeministrja e Skocisë: Pavarësia nga Mbretëria e Bashkuar, e vetmja rrugë për t’u rikthyer

Bota

Brexit/ Kryeministrja e Skocisë: Pavarësia nga Mbretëria e Bashkuar, e vetmja rrugë për t’u rikthyer

Më: 2 janar 2021 Në ora: 21:29
Nicole Sturgeon

Kryeministra e Skocisë, Nicole Sturgeon ka gjetur një arsye edhe më të fortë kësaj radhe për të kërkuar pavarësinë e vendit të saj nga Mbretëria e Bashkuar.

Sturgeon thotë se me daljen nga BE të Skocisë bashkë me Mbretërinë e Bashkuar, e vetmja rrugë është pavarësisht që vendi i saj t’i kthehet unionit.

Ajo si kryeministre e ka kërkuar disa herë pavarësinë, por i është refuzuar nga liderët britanikë.

Për efekt të marrëveshjes së Londrës me Brukselin, Mbretëra e Bashkuar me vendet që e përbëjnë, përfshi Skocinë është zyrtarisht jashtë BE nga sekonda e parë e 2021 dhe më tej.

Por duket se Skocia nuk ka dashur të ikë nga BE, ose të paktën kryeministrja e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat