Ajo çfarë mjekët e quajtën “ftohje e thjeshtë” gjatë shtatzënisë së nënës, e la foshnjën të paaftë për të folur e ecur

Bota

Ajo çfarë mjekët e quajtën “ftohje e thjeshtë” gjatë shtatzënisë së nënës, e la foshnjën të paaftë për të folur e ecur

Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:07
Courtney Farnell me vajzen

Courtney Farnell, 21 vjeçe, tani po kujdeset për të bijën pasi ajo u sëmur me citomegalovirus gjatë shtatzënisë.

Një nënë është hapur për historinë e saj, kur gjatë shtatzënisë mjekët i thanë se ajo kishte një ftohje të thjeshtë, por  në fakt ajo kishte citomegalovirus

Nëna Courtney Farnell, 21 vjeçe, lindi vajzën pasi u infektua me këtë sëmundje që ndryshe është e njohur si CMV

Virusi ka simptoma të ngjashme me ftohjen si në fëmijë edhe në të rritur, të cilën nëna e morri teksa punonte si kujdestare për personat me nevoja të kufizuara.

Image

 

Kjo sëmundje mund të transmetohet përmes pështymës, lotëve dhe urinës, dhe është e padëmshme zakonisht, por mund të jetë fatale për foshnjat e palindura.

Sëmundja ka dëmtuar fetusin, dhe Courtney tha se asaj iu tha që të abortonte fëmijën sepse me gjasë do të lindte e vdekur.

Por nëna e mbajti foshnjën, që tani është 14 muajshe. Vogëlushja Minnie-Mae është e paaftë të eci ose të flas, vuan nga anemia, muskujt e shtanguar, epilepsia dhe ka dëmtime të mëdha në tru.

Nëna tani ka treguar për këtë në mënyrë që të paralajmëroj të gjitha gratë që presin të sjellin një fëmijë në jetë të kenë kujdes sepse kjo sëmundje ka një përfundim të tmerrshëm për fëmijën që ato kanë në bark

Virusin mund të merrni duke ndërruar pelena ose përmes shisheve të ushqimit të foshnjave. Nuk do ta vëreni nëse nuk jeni shtatzënë, por askush nuk paralajmëron për këtë sëmundje.

Ajo ishte e shtangur kur e kuptoi se ishte infektuar në punë, dhe thotë se nuk mendon se do ta kuptoj ndonjëherë sesi ka ndodhur kjo.

Në fillim të shtatzënisë, ajo pati gjakderdhje, por mjekët i thanë se ishte normale. Gjatë kontrollit në javën e 12, ata kuptuan se foshnja kishte lëng në tru por ajo u zhduk së shpejti.

Në kontrollin e javës së 20, ajo kuptoi se truri i foshnjës kishte dëmtime, dhe veshkat me mëlçinë ishin jo të zhvilluara si duhet.

Asaj iu tha që të abortonte, por ajo refuzoi dhe e gjithë familja e mbështeti. Gjatë javës së 29, gjendja e vajzës filloi të përmirësohej.

Courtney thotë se edhe me gjithçka që po ndodhë me vajzën, ajo është një fëmijë mjaftë gazmorë dhe çdo ditë mëson gjëra të reja. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat