Festivali më i madh i dimrit në botë tani është hapur.
Festivali më i madh dimëror është hapur qetësisht në Kinë, për shkak të Covid-19
Ndryshe e quajtur mbretëria e akullit dhe borës, parku është plotësisht i ndërtuar nga akulli, dhe është ndriçuar me drita neon shumëngjyrëshe
Ky është festivali i 37-të që zë vend në Harbin. Ky është një prej atraksioneve turistike më të mëdha të këtij qyteti, duke sjellë me qindra miliona turist çdo vit.
Por këtë vit numri i vizitorëve ka rënë dukshëm si pasojë e pandemisë dhe prandaj organizatorët vendosën të anulojnë hapjen ceremoniale të festivalit për të ulur numrin e personave në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.
Parku gjithashtu anuloi eventin e natës së vitit të ri, që kishte shfaqje të dritave, muzikë dhe rreth 10 mijë argëtues.
Vizitorët këtë vit iu janë kërkuar të respektojnë kodin e shëndetit, duke mos prekur askënd dhe asgjë dhe gjithashtu duke iu matur temperaturën në hyrje.