U gjet një nga dy kutitë e zeza të një aeroplani pasagjerësh që u rrëzua në det pasi u ngrit nga Xhakarta.
“U gjet FDR (regjistruesi i të dhënave të fluturimit)”, tha Ministri Indonezian i Transportit, Budi Karija Sumadi.
Kutia e zezë duhet të ndihmojë hetuesit të përcaktojnë shkakun e aksidentit që ndodhi të shtunën, raporton skynews.
Zhytësit e Marinës Indoneziane po kërkonin dy kuti të zeza aeroplanësh që u lokalizuan të dielën.
Një Sriwijaya Air Boeing 737-500, me 62 pasagjerë dhe ekuipazh, humbi kontaktin me kullën e kontrollit të shtunën pasi u ngrit nga Xhakarta dhe u përplas në det.