Jordania është bërë një nga vendet e para në botë që ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 për refugjatët e regjistruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Raia al-Kabasi, një refugjat irakian që jeton në Irbid, ishte refugjati i parë që mori vaksinën, raporton bbc.
“Ne thjesht duam që jeta të kthehet në normalitet. Vaksina është mënyra e duhur për ta bërë këtë”, tha ajo.
Më shumë se 750 mijë refugjatë gjenden në Jordan – numri i dytë më i lartë në botë në krahasim me popullsinë e tij. Shumica dërrmuese janë nga Siria, por ka edhe mijëra irakienë, jemenas dhe sudanezë.
Si pjesë e programit kombëtar të vaksinimit të Jordanisë, i cili filloi të mërkurën, kushdo që jeton atje, përfshirë refugjatët dhe azilkërkuesit, kanë të drejtë të vaksinohen.