Spitalet në Brazil mbesin pa oksigjen për pacientët me COVID-19

Bota

Spitalet në Brazil mbesin pa oksigjen për pacientët me COVID-19

Më: 15 janar 2021 Në ora: 07:46
Ilustrim

Spitalet në qytetin brazilian të Manaus kanë arritur në një pikë të dhimbshme në luftën me COVID-19, mes raporteve për mungesa të mëdha të oksigjenit dhe personelit të dëshpëruar.

Qyteti ka parë një rritje të vdekjeve dhe infeksioneve. Profesionistët shëndetësorë, të cituar nga media lokale, paralajmëruan se “shumë njerëz” mund të vdesin për shkak të mungesës së furnizimeve dhe ndihmës.

Brazili ka regjistruar më shumë se 205,000 vdekje nga virusi – numri i dytë më i lartë në botë, pas SHBA-së.

Amazonas pësuan humbje të mëdha në valën e parë të pandemisë por gjithashtu po goditet keq nga një rritje e re e infeksioneve. Kontejnerët me frigorifer u sollën në spitale për të ndihmuar në ruajtjen e trupave javën e kaluar, pasi autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Jessem Orellana, nga instituti i hetimit shkencor Fiocruz-Amazonia, i tha agjencisë së lajmeve AFP se disa spitale në Manaus nuk kishin oksigjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat