Danimarka shënon rritje të rasteve me llojin e ri të koronavirusit

Bota

Danimarka shënon rritje të rasteve me llojin e ri të koronavirusit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Danimarka ka regjistruar 256 raste të infektimit me B117, lloji i ri më ngjitës i koronavirusit, i cili për herë të parë u shfaq në Britani të Madhe.

Mes mesit të nëntorit dhe 10 janarit, 256 danezë u infektuan me një mutacion të ri të Covid-19 sipas Institutit Shtetëror të Serumit (SSI) në një raport të lëshuar sot, raporton Reuters.

Të dhënat paraprake tregojnë se 11 të infektuar me llojin e ri udhëtuan para infektimit, pesë prej tyre në Britani, por ende mbetet e paqartë nëse ata janë infektuar jashtë vendit.

56 raste përbënin 1.3 përqind të të gjitha testeve pozitive që u analizuan gjenetikisht gjatë asaj periudhe, dhe në javën e parë të janarit përqindja e testeve pozitive me mutacione ishte 3.6 përqind, një normë në rritje që shqetësoi autoritetet daneze dhe inkurajoi zgjatjen e masave të rrepta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat