Shkon në 73 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi

Bota

Shkon në 73 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 73 njerëz kanë vdekur si pasojë e një tërmeti që ndodhi të premten në provincën Sulawesi Perëndimore të Indonezisë

Sipas medieve të huaja, lajmi u bë i ditur të dielën nga autoritetet indoneziane.

Përveç kësaj, më shumë se 820 persona u lënduan dhe mbi 27 mijë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre pas tërmetit 6.2 shkallësh Rihter.

Disa kërkuan strehim në male, kurse të tjerët shkuan në qendrat e ‘ngushta’ të evakuimit, thanë dëshmitarët.

Dwikorita Karnawati, kreu i agjencisë meteorologjike, klimatologjike dhe gjeofizike të Indonezisë (BMKG), ka thënë se një tërmet tjetër në rajon mund të shkaktojë një cunami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat