Ata u pajtuan për një emër tjetër, por teksa po e nënshkruante, ai dalloi se emri ishte krejtësisht tjetër.
Gjithmonë është e vështirë të vendosësh një emër për foshnjën, por nëna dhe babai është e rëndësishme të pajtohen për emrin e foshnjës.
Mirëpo ky çift po përballen me një problem paksa ndryshe.
Teksa burri donte të nënshkruante certifikatën e lindjes, ai pa se nëna kishte vënë emrin e ishit si emrin e foshnjës.
Burri u hap për problemin e tij në mënyrë anonime në Reddit, dhe tregoi se si ai nuk mund t pajtohej me këtë emër.
Ai tregoi se si u lidh me të dashurën, pasi ajo kishte pasur një lidhje 8 vjeçare me një burrë tjetër, por në atë kohë lidhje e tyre nuk ka përfunduar plotësisht.
Me kalimin e viteve, ajo dukej sikur kishte vazhduar përpara, ajo edhe i njoftoi ata mes vete.
Pas 4 viteve të lumtura së bashku, ata sollën në jetë fëmijën e tyre të parë dhe patën paska vështirësi të gjejnë një emër të përshtatshëm.
Mirëpo vetëm në momentin e fundit, ai vërejti se emri i foshnjës ishte ai i ish-partnerit të të dashurës së tij.
Tani mesa duket, ajo po refuzon të flas me të deri sa ai të nënshkruaj certifikatën me emrin e ish të dashurit si emrin e fëmijës së tyre.
Ai tani është paksa i dyshimtë edhe rreth faktit se a është foshnja e tij dhe dëshiron të bëjë një test për ta vërtetuar këtë.