Koronavirusi vijon të mbajë në tension botën. Pandemia po përhapet me ritme të shpejta duke shkaktuar jo vetëm viktima, por edhe dëme të mëdha ekonomike. Mosha e personave që preken dhe humbin jetën nga Covid është i moshave të ndryshme.
Shumë prej personave që kanë kaluar Covid kanë shfaqur simptoma të ndryshme, ndërsa një 21 vjeçare është shprehur “mirënjohëse”, ndaj Covid.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Olivia Ibbiston, një 21-vjeçare ka theksuar se Covid e ndihmoi atë që të heqë dorë përfundimisht nga alkooli si dhe të humbiste rreth 30 kilogram. Ibbitson mësohet se kishte probleme me alkoolin që në moshën 15-vjeçare, pasi pothuajse çdo ditë ishte e dehur dhe vetëm shtonte në peshë.
Në vitin 2019, vajza kishte rrezikuar të humbiste jetën, pasi konsumoi një sasi të madhe alkooli dhe qëndroi dy ditë në koma e induktuar.
Në mars të vitit të kaluar Britania e Madhe hyri në karantinë, dhe kjo bëri që Olivia të linte pijen e saj të preferuar, duke humbur 30 kilogram.
“Pija dy shishe verë përpara se të dilja me shoqërinë. E kisha humbur kontrollin dhe përfshihesha në situata të këqija. Kur përfundova në spital, vendosa të mos pi më, por nuk ia arrita qëllimit. Vazhdoja të pija shumë. Por, karantina ma bëri më të lehtë arritjen e qëllimit tim. Duke qenë se nuk mund të dilja, eliminova alkoolin. Karantina ishte e tmerrshme, por unë vendosa që të përfitoja. Nuk kam pirë alkool që nga data 13 mars e vitit të kaluar”,ka thënë e reja.