246 mijë e 369 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në botë.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 7 mijë e 890 viktima, sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info.
Në gjithë botën sipas kësaj faqeje, numri i të infektuarve ka shkuar në 96 milionë e 859 mijë e 6, ndërsa 2 milionë e 72 mijë e 196 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
69 milionë e 468 mijë e 143 raste vlerësohet të jenë shëruar, ndërsa 25 milionë e 315 mijë e 667 raste janë aktive me të.
Amerika prinë e para me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 24 milionë e 830 mijë e 45 raste, pastaj India me 10 milionë e 606 mijë e 215 raste dhe Brazili me 8 milionë e 579 mijë e 575 raste.