Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina raportoi 144 raste të reja COVID-19 më 20 janar, nga 103 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të enjten.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, në një deklaratë, tha se 126 nga rastet e reja ishin infeksione lokale.
Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në 113 nga 58 raste një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 88,701, ndërsa numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar në 4,635.