“Nëse s’mund të kujdesesh për ta, mos lind fëmijë”; Gjimnastja i quan nënat e varfra të papërgjegjshme

Bota

“Nëse s’mund të kujdesesh për ta, mos lind fëmijë”; Gjimnastja i quan nënat e varfra të papërgjegjshme

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:03
Karolina Sevastyanova

Gjimnastja ruse Karolina Sevastyanova, 25 vjeçe, tha se ajo refuzon të ndihmoj nënat e varfra, dhe do të mbështesë bamirësitë dhe grupet që përkujdesen për kafshët më parë se nënat.

Një gjimnaste ruse e njohur për bukurinë e saj, i ka etiketuar nënat e varfra si “të papërgjegjshme” për lindjen e fëmijëve të cilëve nuk mund të përballojnë të iu ofrojnë kushtet e nevojshme.

Karolina Sevastyanova, 25 vjeçe, me sa duket ka këtë mendim, sepse shtatzënia mund të kontrollohet në ditët e sotme, dhe nuk jetojmë në kohën e gurit kur njerëzit nuk kishin ndonjë zgjedhje ndaj shtatzënisë.

Image

Atletja ruse tha se ajo refuzon të ndihmoj prindërit e varfër që kanë shumë fëmijë. Ajo tha se ajo ndihmon grupe që përkujdesen për kafshët.

Ajo tha se këta njerëz zgjodhën vetë të jenë të papërgjegjshëm, “Pse do të lindje një fëmijë apo dy apo tre, kur ju veçse keni një fëmijë për të cilin nuk mund të kujdeseni”.

Ajo mendon se nuk është e drejtë për një fëmijë që të lindë në një familje e cila nuk mund të siguroj një të ardhme të mirë për të.

Karolina gjithashtu tha se ajo nuk duhet të ndjehet përgjegjëse për veprimet që të tjerët ndërmarrin. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat