Një ngjarje e pazakontë u shënua në Kili.
Një dron në rrethana të paqarta, u përplas me një helikopter të marinës kiliane që po kryente një fluturim rutinë.
Si rezultat i përplasjes u thye xhami i helikopterit dhe piloti u plagos në fytyrë.
Për fat të mirë, piloti ruajti qetësinë dhe më pas u ul në mënyrë të sigurt.