Australia miratoi sot për përdorim vaksinën Pfizer-BioNTech, por paralajmëroi se problemet ndërkombëtare të prodhimit të vaksinës Astrazeneca do të sjellin nevojën për të filluar sa më parë fushatën e vaksinimit, raporton Reuters.
Vaksinimi i grupeve prioritare me vaksinën Pfizer do të fillojë në shkurt me 80.000 doza në javë, tha ministri i shëndetësisë Greg Hunt.
Pfizer i ka thënë Australisë se parashikon furnizim të vazhdueshëm me vaksina, por vetëm në fund të shkurtit do të ofronte udhëzimet për përdorim global.
Miratimi i Pfizer erdhi pasi prodhuesi i AstraZeneca i tha të premten, më 22 janar shteteve evropiane se do të shkurtonte dërgesat me 60 % në tremujorin e parë , për shkak të problemeve të prodhimit.
“Vaksina AstraZeneca nuk është aprovuar ende nga Australia, e cila pret të fillojë furnizimin e brendshëm me këtë vaksinë në Mars, me herët nga sa ishte planifikuar, me një milion doza në javë, “ tha Hunt.
Australia ka vendosur një objektiv prej 4 milion doza vaksinash deri në prill. Ajo është zotuar gjithashtu të furnizojë me vaksina vendet e ishullit Paqësor.
Vaksina Pfizer është aprovuar përkohësisht nga Administrata e Mallrave Terapeutike për australianët e moshës 16 vjeç e lart.
Personeli i karantinës, punonjësit shëndetësorë të vijës së parë dhe personeli i kujdesit për të moshuarit do të jenë grupet e para që do të vaksinohen .