Izraeli thotë se vrau një palestinez pasi tentoi t’i therte dy ushtarë

Bota

Izraeli thotë se vrau një palestinez pasi tentoi t’i therte dy ushtarë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ushtria e Izraelit tha se një komandant i saj e ka qëlluar për vdekje një palestinez që u përpoq t’i therte ushtarët të martën në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Përmes një deklarate, forcat e armatosura izraelite thanë se incidenti ndodhi në një lidhje rrugësh në jug të qytetit palestinez, Nablus, shkruan Reuters.

Trupat izraelite në një pikë të afërt ushtarake e vërejtën sulmuesin që u përpoq t’i therte dy ushtarë. Njëri nga ushtarët i bllokoi sulmet e shumta me thikë të sulmuesit dhe komandanti i trupave që ishte në vendin e ngjarjes hapi zjarr ndaj sulmuesit dhe e neutralizoi atë”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës vetëm konfirmoi se burri i qëlluar me armë ka vdekur, pa e publikuar identitetin e tij.

Ndryshe, Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor në Luftën e Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët e kërkojnë këtë territor për një shtet të pavarur që shpresojnë ta ndërtojnë në Bregun Perëndimor, Gaza dhe Jerusalemin Lindor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat