Varianti i ri i Covid-19 u identifikua për të parën herë në Britani të Madhe.
Që nga ajo kohë, ky variant është përhapur në 70 vende të botës.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sipas raportit epidemiologjik javor.
Ky raport shtoi në listë së fundmi 10 vende, në të cilën varianti i ri i Covid-19 është aktiv, kurse incidencat e këtij varianti kanë pësuar rënie në Britani, Danimarkë, Irlandë dhe Holandë.