Një sulm pirat u krye mbi një anije mallrash që lundronte me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Oqeanin Atlantik pranë Gjirit të Guinesë.
Portali “Maritime Bulletin” raportoi se sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në ujërat e Togos. I njëjti burim bëri të ditur se anija e mallrave lundronte nga Ishujt Kanarie në Lagos të Nigerisë.
Anija ndryshoi rrugën e saj të lundrimit pas sulmit të piratëve dhe ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e ekuipazhit.
Gjiri i Guinesë ishte skena më e shpeshtë e rrëmbimeve të anijeve dhe ekuipazheve në botë vitin e kaluar. Dëmet ekonomike të shkaktuara nga sulmet e piratëve vlerësohen në 818 milionë dollarë.