Autoritetet i hoqën gjobën pasi u vërtetua historia e tij.
Një burrë nga Tajvani është penalizuar për thyerjen e rregullores për vetë-izolim, mirëpo shteti i hoqi gjobën pasi u vërtetua se ai kishte qenë i kidnapuar.
Burri, me mbiemrin Chen, ishte kthyer nga Hong Kongu dhe filloi vetë-izolimin për 14 ditë që ishte i detyrueshëm, në shtëpinë e një mikut të vetë.
Të nesërmen, disa burra që u identifikuan si mbledhës të borxheve arritën në shtëpinë e tij dhe e morrën Chen duke menduar se ishte pronari i shtëpisë, që kishte një borxh në para tek ta.
Burrat e sulmuan Chen, e rrëmbyen dhe e dërguan në shtëpinë e tij për të marrë paratë që ishin borxh. Ai më pas u kthye në shtëpinë ku kishte pasur të vetë-izolohej.
Nuk është e qartë se si policia u informua rreth largimit të tij, por Tajvani përdor sistem elektronik të monitorimit përmes sinjaleve të telefonit.
Chen u arrestua dhe u dënua me një gjobë prej 100 mijë dollarësh tajvanez, që janë përafërsisht 3 mijë euro.
Ai shpejgoi rastin e tij në ministri të drejtësisë, dhe pasi u hetua rasti dhe u konfirmua historia e tij, dënimi u anulua.
Folësi i agjencisë së përforcimeve administrative Hu Tianci, tha se dënimi u anulua sepse ai nuk e theu rregulloren si pasojë e papërgjegjësisë ose qëllimit të keq, por ishte i detyruar.
Kjo është hera e parë që një gjobë e lëshuar në lidhje me rregulloren e karantinës është anuluar në Tajvan.