Djali 8 vjeç ishte dëshmitarë i vrasjes së nënës së vet dhe i drejtoi policinë drejtë zgjedhjes së lëndës

Bota

Djali 8 vjeç ishte dëshmitarë i vrasjes së nënës së vet dhe i drejtoi policinë drejtë zgjedhjes së lëndës

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:47
Rebecca Hoover

Babai i tij ishte vrasësi dhe djaloshi 8 vjeç e pa të gjithë rastin tek ndodhte.

Në New Albany, Indiana, një grua u lajmërua si e zhdukur dhe policia ishin duke u përpjekur ta gjenin dhe ta ribashkonin me tre fëmijët e saj.

Nëna e Rebecca Hoover nuk e kishte parë prej disa ditësh dhe ishte e shqetësuar rreth mirëqenies së saj.

Në gusht të 2020, Rebecca, 38 vjeçe u zhduk pa asnjë gjurmë, dhe zhdukja u bë e dyshimtë sepse ajo ishte shumë e dhënë pas fëmijëve të saj.

Jeta e saj kishte qenë e vështirë në ato kohë për shkak të burrit të saj, i cili ishte shumë i dhunshëm ndaj saj. Martesa e saj me Judson Hoover ishe në krizë.

Katër muaj para kësaj, djali i saj 8 vjeç kishte vrapuar tek fqinjtë dhe iu kishte kërkuar të telefononin policinë pasi Judson kishte filluar të sulmonte nënën e tij.

Ai u arrestua për abuzim në prezencë të fëmijës dhe mbytje të gruas. Ai e kishte goditur atë në fytyrë, dhe e kishe goditur me shkelm në kokë, fytyrë dhe qafë mbi 15 herë.

Trimëria e djaloshit e shpëtoi nënën nga fataliteti. Mirëpo ai u lirua ditën e nesërme dhe kjo shkaktoi tension në shtëpi.

Duke marrë parasysh situatën, në fillim u mendua se ajo ishte arratisur, mirëpo ajo nuk do të linte fëmijët e vetë me një baba aq të dhunshëm.

Për herë të fundit ajo u pa me 2 gusht, dhe më pas u zhduk pa asnjë gjurmë. Me datën 27 gusht, shkolla e djalit e kontaktuan policinë, me informata që quan në zgjidhjen e çështjes.

Djali kishte folur me pedagogun e shkollës dhe kishte treguar se ksihte qenë dëshmitarë i vrasjes së nënës së tij.

Ai e kishte parë babanë e vetë tek shkelte mbi nënën e tij mbi 20 herë në bodrumin e shtëpisë. Ai i kishte shpjeguar grafikisht pedagoges se si babai e goditi nënën në abdomen shumë herë duke mbajtur çelësa në dorë.

Policia u drejtuan në shtëpinë e tyre dhe në bodrum gjetën njolla gjaku. Nuk pati shenja të Rebecca, dhe investigimi u drejtua në kamerat e sigurisë.

Aty u zbulua se Judson kishte marrë një makinë me qira, dhe datën e 4 gushtit ai ishte larguar nga shtëpia me një fuqi.

Në fuqi ishte trupi i gruas së vdekur dhe ajo u gjet me datën 31 gusht. Judson i ka pranuar akuzat, në mënyrë që djali i tij të mos dëshmoj në gjykatë. Ai u dënua me 65 vite burgim. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat