Ministri britanik i vendosjes së vaksinave kundër Covid-19, Nadhim Zahawi ka thënë se ka mbi 4,000 variacione të koronavirusit në të gjithë botën dhe kjo ka bërë që shkencëtarët në AstraZeneca dhe Pfizer të përpiqen të përmirësojnë vaksinat e tyre.
Mutatet, të cilat duket se po përhapen shpejt përfshijnë të ashtuquajturat variante britanike, afrikano-jugore dhe braziliane.
Zahawi i tha Reuters se është shumë e vështirë që vaksina aktuale të mos jetë efektive në variantet e reja të këtij virusi.
Ai gjithashtu tha që të gjithë prodhuesit e vaksinave, përfshirë Modern, Pfizer-BioNtech dhe Oxford-AstraZeneca po përmirësojnë vaksinën për t’u siguruar që ata janë të gatshëm kundër çdo varianti të ri, raporton the week.
Deri më tani, Covid-19 ka mbytur rreth 2.26 milion njerëz në gjithë botën që nga shfaqja e tij e parë në Kinë në dhjetor 2019. Vetëm disa nga mijëra mutacione ka të ngjarë të jenë të rëndësishme.