Një shkrimtar dhe kritik i njohur libanez i Hezbollahut është gjetur i vdekur në veturën e tij në jug të Libanit të enjten në mëngjes, disa orë pasi u zhduk derisa po voziste drejt Bejrutit.
Policia tha se Lokman Slimi, 59 vjeçar, një analist i mirënjohur politik, ishte qëlluar për vdekje në krye. Ai ishte një kritik i zëshëm i grupit militant që ka pushtetin dhe që shtyn aktivistët të sulmojnë kritikët.
Jawad Nasrallah, djali i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallahut, kishte postuar në Twitter disa minuta pasi vdekja e z.Slimi u konfirmua duke thënë: “Vdekja e disa njerëzve është në fakt një fitore e paplanifikuar s’më vjen keq.”
Më pas ai e kishte fshirë mesazhin, shkruan The Guardian.
Vrasja e një tjetër zëri kritik në Liban ka ngritur tërbimin e klasës politike, që është e papushtetshme, apo edhe e pagatshme për t’u marrë me këto çështje. Në dekadat e fundit, vrasjet janë përdorur në mënyrë rutinore si armë politike, me shumicën që mbetën të pazgjidhura.
“Ai ishte i dashur, modest dhe njerëzit e donin,” shkroi motra e Slimit, Rasha.
Muajt e fundit, Slimi i kishte thënë miqve dhe vizitorëve se armiqtë e kishin kërcënuar me vrasje.
Së fundi Kosova në bazë të Marrëveshjes së 4 shtatorit e ka shpallur organizatë terroriste Hezbollahun.