Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i bëri thirrje administratës së presidentit të SHBA Joe Biden që të heqë Kubën nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, raporton Reuters.
"Na vjen keq për vendimin e Donald Trump për të shënuar Kubën si një vend që mbështet terrorizmin në orët e tij të fundit në detyrë.
Ne presim që administrata e re do t'i kthejë gjërat në gjendjen e tyre origjinale," porositi Borrell.
Ndërkaq, Borrell po zhvillon një vizitë Moskë.