Pasiguria ndaj vaksinave, komunitetet në Britani ende skeptikë, Afrika e Jugut 'ndal' AstraZeneca

Bota

Pasiguria ndaj vaksinave, komunitetet në Britani ende skeptikë, Afrika e Jugut 'ndal' AstraZeneca

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Më shumë se 12 milionë njerëz në Britaninë e Madhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Pavarësisht procesit të shpejtë të vaksinimit, autoritetet shëndetësore britanike konfirmojnë se pjesa më e madhe e njerëzve në komunitetet me pakicë ende nuk janë injektuar. Besimet fetare dhe kulturore besohet se në disa raste inkurajojnë skepticizmin ndaj vaksinave .

Ndërkohë Afrika e Jugut ka pezulluar përkohësisht procesin e vaksinimit me vaksinën e AstraZeneca pasi një studim tregoi se nuk kishte efekt ndaj variantit të ri të COVID-19.

Një studim i ri tregon se vaksina nuk funksionon kundër sëmundjeve të lehta dhe të moderuara. Sidoqoftë, zhvilluesi i vaksinave në Oxford thotë se ajo ende duhet të mbrojë nga sëmundjet e rënda çka është edhe përparësia kryesore.

Autoritetet shëndetësore në Hungari kanë aprovuar vaksinën ruse Sputnik V, 40 mijë doza të vaksinës janë gati për përdorim.  

Këto janë dozat e para pasi rreth dy milionë doza pritet të shpërndahen në tre muajt në vijim. Hungaria ka qenë kritike ndaj Bashkimit Europian sa i përket  procesit të ngadaltë të sigurimit të vaksinave.

Ndryshe nga çdo vit sezoni karnavaleve është i heshtur në Venecia, pa prezencën e turistëve. Më shumë se tre milionë të tillë do të ishin aty në ditë normale. Por sot ka shumë pak personazhe me maska dhe atmosfera festive  duket e largët

"Ne jemi këtu për të thënë se Venecia mund të jetojë dhe të rilindë sikundër ka bërë shumë herë gjatë historisë. Ne jemi të sigurt dhe optimist se do të rikthehet,” – tha një shitës kostumesh në Venecia.

Autoritetet po përpiqen të mbajnë gjallë shpirtin e karnavaleve duke ofruar disa evente online e ku njerëzit mund të festojnë në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat