Pfizer ka rritur prodhimin e vaksinave kundër COVID-19

Bota

Pfizer ka rritur prodhimin e vaksinave kundër COVID-19

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:08
Pfizer

Efikasitetet dhe azhurnimet në procesin e prodhimit kanë ndihmuar prodhuesin e vaksinave Pfizer të dyfishojë prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit në muajin e kaluar.

Ndërsa kompania nuk dha ndonjë shifër prodhimi për të mbështetur vlerësimin, zëdhënësja Amy Rose tha se Pfizer pret që prodhimit të rritet, shkruan CNN. 

Prodhimi i materialit gjenetik që formon bazën e vaksinës fillimisht zgjati 16 ditë, por së shpejti do të marrë vetëm nëntë deri në 10 ditë, thuhet nga Pfizer.

Drejtori i Pfizer, Albert Bourla, tha javën e kaluar kompania pret që të shpërndajë 200 milionë doza të vaksinës në Shtetet e Bashkuara deri në fund të majit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat