Uzbekistani më një janar të vitit 2023 do të kalojë në përdorimin e alfabetit latin.
Qeveria e Uzbekistanit miratoi vendimin, i cili përfshin udhërrëfyesin për kalimin gradual në alfabetin latin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimit, që nga 1 janari i vitit 2023, aktivitetet zyrtare të të gjitha institucioneve dhe organizatave në vend do të bëhen me alfabetin latin. Përveç kësaj, të gjitha organet e shtypit, mediat elektronike, faqet e lajmeve, shtypshkronjat dhe shtëpitë botuese në vend do të përdorin gjithashtu alfabetin latin.
Që nga data e sipërpërmendur, letërnjoftimet, lejet e qëndrimit të shtetasve të huaj, dokumentet e qëndrimit dhe letrat do të përgatiten me alfabet latin. Përveç kësaj, të gjitha rrugët dhe emrat e institucioneve, banderola dhe tabela, njoftimet dhe reklamat do të përgatiten me alfabet latin.
Në kuadër të kësaj, rregullat e reja drejtshkrimore të uzbekishtes me alfabet latin do të pranohen si të gatshme në vend.
Derisa në shkrimet zyrtare në institucionet shtetërore të Uzbekistanit përdoret alfabeti cirilik, shkollat në vend japin mësime në gjuhën uzbeke me alfabet latin.
Në Uzbekistan, ku alfabeti cirilik dhe latin përdoren në të njëjtën kohë, ligji për kalimin në alfabetin latin u miratua më dy shtator 1993 ndërsa ky alfabet me 31 shkronja u zëvendësua me alfabetin e ri latin me 29 shkronja në 1995.
Teksa ka ende debate në vend në lidhje me përshtatjen e alfabetit latin më të përshtatshëm në gjuhën uzbeke, shumica e ekspertëve mendojnë se alfabeti latin i miratuar në 1993 është më i përshtatshëm për uzbekishten.