Tre alpinistë kanë gjetur vdekjen nga dy ortekë të veçantë në Alpet Kamnik-Savinja në Slloveni, kanë thënë autoritetet lokale.
Orteku i parë kapi katër alpinistë në zonën e malit Storzic gjatë ditës së shtunë, duke vrarë dy persona dhe duke lënë të ngujuar dy të tjerë.
Tri orë më vonë, gjatë operacionit të shpëtimit për ortekun e parë, një i dytë goditi, duke vrarë një alpinist tjetër. Një alpinist u plagos gjithashtu rëndë.
Ndërkohë, tek ekipet e shpëtimit një tjetër person është plagosur.
Alpet Kamnik-Savinja janë rreth 50 km (30 milje) në veri të kryeqytetit slloven Ljubljana.
Sipas policisë, alpinistët ishin të vetmit në zonë pasi ishte lëshuar një alarm i ortekut, duke paralajmëruar njerëzit të mos ngjiteshin në mot jashtëzakonisht të ftohtë dhe me erë.