Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka akuzuar Australinë për “heqjen dorë nga përgjegjësitë e saj” mes një mosmarrëveshjeje mbi një grua të akuzuar për lidhje me Shtetin Islamik (IS).
Gruaja po përballet me deportimin në Zelandën e Re pasi u kap duke hyrë në Turqi nga Siria me dy fëmijë.
Por, Ardern thotë se shtetasi i dyfishtë duhet të dërgohet në Australi.
26 vjeçari mbajti nënshtetësinë Australiane dhe atë të Zelandës së Re derisa Canberra e hoqi atë vitin e kaluar.
Megjithatë, zonja Ardern theksoi se gruaja – të cilën Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare e ka identifikuar si anëtare të IS – nuk kishte jetuar në Zelandën e Re që kur ishte fëmijë.
“Ata u larguan nga Zelanda e Re në moshën gjashtëvjeçare, ishin rezident në Australi që nga ajo kohë, u bënë shtetas australian, u larguan nga Australia në Siri dhe udhëtuan me një pasaportë australiane,” tha ajo.
Kryeministrja e Zelandës së Re e përmblodhi duke thënë: “Zelanda e Re sinqerisht, është lodhur duke pasë Australinë me eksportimin e problemet të saja”, raporton BBC.
Nga ana e tij, kryeministri australian Scott Morrison u përgjigj duke thënë se puna e tij ishte të mbronte “interesat e Australisë”.
Ai shtoi se legjislacioni i miratuar në parlament anulon automatikisht shtetësinë e një shtetasi të dyfishtë të akuzuar për përfshirje në aktivitete terroriste.
Morrison tha se ishte planifikuar të fliste me Ardern sot.