Izraeli vaksinon katër milionë qytetarë

Bota

Izraeli vaksinon katër milionë qytetarë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Katër milionë qytetarë të Izraelit ose rreth 44% e popullsisë, morën dozën e parë të vaksinës kundërCOVID-19, u njoftua sot nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sipas të dhënave më të fundit, rreth dy të tretat e izraelitëve të vaksinuar morën vaksinën Pfizer/BioNTech.

Rreth tre milionë izraelitë nuk mund të vaksinohen, duke përfshirë ata nën moshën 16-vjeç, njerëz që janë infektuar me COVID dhe disa grupe të tjera të popullsisë.

2.6 milionë izraelitë morën dy doza të vaksinës, raporton Times of Israel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat