Pothuajse shtatë milion njerëzve në Teksas u është thënë të vlojnë ujin e çezmës para se ta konsumojnë pasi një stuhi vdekjeprurëse e dimrit shkaktoi ndërprerje të energjisë në objektet e trajtimit.
Stuhia e madhe që përfshiu jugun e SHBA ka vrarë të paktën 24 njerëz dhe ka lënë miliona njerëz pa energji.
Temperaturat e ulëta gjithashtu kanë shkaktuar plasjen e tubave të ujit, pavarësisht përpjekjeve të disa pronarëve të shtëpive për t’i izoluar ato nga të ftohtit duke përdorur batanije.
Rrjeti energjetik i shtetit është mbingarkuar nga një rritje e kërkesës ndërsa njerëzit përpiqen të ngrohen nga temperaturat më të ftohta në më shumë se 30 vjet – duke arritur 0F (-18C) në fillim të kësaj jave.
Kryetari i bashkisë së Hjustonit, Sylvester Turner, u bëri thirrje atyre pa energji elektrike – dhe të paaftë për të zierë ujin e çezmës – të përpiqen të marrin ujë në shishe kudo që të jetë e mundur.
“Fuqia nuk do të rikthehet plotësisht, do të thoja, ndoshta për disa ditë të tjera,” u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi.