Kapërcehet kulmi i shifrave nëpër botë

Bota

Kapërcehet kulmi i shifrave nëpër botë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Kulmi i pandemisë në shkallë globale duket se është kapërcyer.  Ky grafik i infektimeve ditore tregon se ditët e para të Janarit shënuan shifrat më të larta të infektimeve me mbi 800 mijë raste në ditë. Në më shumë se një muaj vërehet rënie e konsiderueshme e shifrave ditore ku niveli më i ulët që prej Tetorit të vitit të kaluar u arrit më 15 Shkurt me rreth 260 mijë raste infektimesh.

Në rënie të dukshme janë edhe shifrat e vdekjeve ditore. Shifrat e infektimeve më të fundit ditore të Shteteve të Bashkuara janë 4.5 herë më të ulëta se pika kulmore të shënuar më 8 Janar. Ndikim duket se kanë pasur masat e ashpërsuara pas mbarimit të mandatit presidencial nga Donald Trump, periudhë kur Shtetet e Bashkuara patën shifrat më të larta në botë të pandemisë.

Masat e ashpra kanë bërë të ruhet tendenca rënëse edhe nëpër Europë.

Britania e Madhe pritet të nisë një testim unik për infektim të kontrolluar me Covid të një grupi prej 90 vullnetarësh, për të kuptuar se cilat sasi të virusit shkaktojnë shkallët e ndryshme të infektimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat