Nuk pati mundësi ta ushqej fëmijën e saj të porsalindur.
Prandaj gjendja e tij u rëndua pasi një nënë nga Jemeni nga varfëria nuk u ushqye as vetë kur ishte shtatzënë.
Ajo tani u detyrua të hospitalizohet për të shpëtuar jetën e të birit i cili vuan nga kequshqyerja.
E kësi fati pritet ta kenë edhe 2.3 milionë vogëlushë nën moshën pesëvjeçare gjatë vitit 2021.
Këtë alarm për uri akute nga e cila pritet të vdesin shumë fëmijë nga mungesa e ushqimit e bëri organizata e Kombeve të Bashkuara, UNICEF.
Përveç fëmijëve, edhe nënat shtatzëna pritet të përballën me këtë situatë të rëndë të mungesës së ushqimit.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara paralajmëruan gjithashtu se këto ishin ndër nivelet më të larta të kequshqyerjes akute të rëndë që u regjistruan në Jemen që nga përshkallëzimi i luftës në 2015.
Mosushqyerja dëmton zhvillimin fizik e mendor të fëmijës, veçanërisht gjatë dy vjetëve të para të jetës së tij.