Refuzimi i një burri për të pranuar një puthje nga e shoqja është bërë virale në rrjet. Në videon e publikuar në internet, shfaqet burri duke zhvilluar një bisedë me anë të platformës “Zoom”.
Në këtë moment, pranë i afrohet gruaja që tenton ta puthë, por ai shmanget me shpejtësi dhe ia mohon vetes një kënaqësi të tillë.
Klipi nuk ka mundur t’i shpëtojë biznesmenit të njohur Harash Goenka i cili në një postim në “Twitter”, e ka cilësuar femrën në video si “Gruaja e Vitit”.
“Haha. Unë e nominoj zonjën si Gruaja e Vitit. Dhe nëse burri do të ishte më mirë, unë do t’i kisha nominuar ata për ‘Çiftin e Vitit’, por ai e humbi atë sepse ai u përmbajt dhe nuk e puthi atë”, shkroi biznesmeni.
Zoom call .....so funny ? ??pic.twitter.com/6SV62xukMN
— Harsh Goenka (@hvgoenka) February 19, 2021