Tragjike: Vdes fëmija pasi hyri në lavatriçen e ndezur

Bota

Tragjike: Vdes fëmija pasi hyri në lavatriçen e ndezur

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Një fëmijë i vogël vdiq brenda një lavatriçeje e cila kishte punuar me të brenda.

Policia në Christchurch, Zelanda e Re nuk po e trajton vdekjen si të dyshimtë, por po heton se si fëmija u fut në makinë ndërsa ishte e lëshuar, raporton Stuff.

Tragjedia e fëmijës në moshën parashkollore ndodhi në periferi të Hoon Hay të premten rreth orës 5  pasdite, duke tronditur komunitetin lokal.

Këshilltarja e lagjes Spreydon, Melanie Coker e përshkroi lajmin si “absolutisht zemërthyer” dhe i dërgoi ngushëllimet e saj familjes, raporton Fraser Coast Chronicle.

Një zëdhënës i policisë tha: “Një person u plagos dhe u dërgua në spital ku më vonë vdiq. Policia po bën hetime për rrethanat e vdekjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat