​Shteti i Virxhinias heq dënimin me vdekje

Bota

​Shteti i Virxhinias heq dënimin me vdekje

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Shteti amerikan i Virxhinias ka hequr dënimin me vdekje, pasi të dy dhomat e Kongresit votuan në favor të heqjes së tij.

Legjislacioni ende duhet të nënshkruhet nga guvernatori Ralph Northam, por miratimi i tij konsiderohet i sigurt.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit se sistemi ynë i drejtësisë penale është i drejtë për të gjithë”, theksoi Northam në një deklaratë të përbashkët me kryetaren e Dhomës, Eileen Filler-Corn dhe udhëheqësin e shumicës së Senatit, Dik Saslaw.

Virxhinia u bashkohet 22 nga 50 shtetet e tjera në vend që kanë hequr dënimin me vdekje.

Në historinë e gjatë të Virxhinias, ky shtet ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo shtet tjetër.

“Është koha që ne ta ndalojmë këtë makinë vrasëse. Dënimi me vdekje nuk është një mjet i drejtë dhe efektiv i drejtësisë penale”, shtoi guvernatori.

”Që nga viti 1976, në Virginia ka pasur 113 ekzekutime”, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat