PARALAJMËRIM: PËRMBAJTJE SHQETËSUESE – Maddilyn-Rose Ava Stokes vdiq në maj të 2017, si pasojë e djegieve të rënda në trup.
Maddilyn-Rose Ava Stokes 2 vjeçe, ndërroi jetë në maj të vitit 2017 pasi prindërit e kanë “zier” deri në vdekje vajzën.
Vogëlushja vuajti nga djegie të rënda në të gjithë trupin.
Prindërit e saj Shane David Stokes dhe Nicole Betty Moore, u vetëdeklaruan fajtorë në gjykatën supreme për torturë dhe vrasje.
Stokes, 33 vjeç, e mbajti vajzën e tij nën ujë të nxehtë në banjë, që ajo të vuante nga dhimbje të padurueshme deri në momentin që ndërroi jetë.
Uji i nxehtë i shkaktoi vajzës djegie të shkallës së dytë, të cilat për një fëmijë 2 vjeç janë të papërballueshme.
Maddilyn u gjet e pavetëdijshme nga mjekët 5 ditë më vonë në shtëpinë e familjes së saj. Prindërit e saj refuzuan ndihmën dhe insistuan ta trajtojnë vetë vajzën e tyre.
Çifti e pranuan se ata e kanë mbajtur vajzën në ujë të nxehtë deri në ditën që ajo ndërroi jetë.
2 vjeçarja ndërroi jetë nga arresti kardiak. Mjekët prononcuan se deri në momentin e vdekjes, vajza ka kaluar dhimbje të paimagjinueshme dhe të padurueshme.
Në shtëpinë e familjes, policia kanë gjetur lecka, fasha dhe letër të banjës plot gjak.
Stoikes u dënua me 11 vite burgim, ndërsa Moore, 26 vjeçe u dënua me 9 vite e gjysmë.