Stokholmi po u kërkon banorëve të tij që të përdorin gjerësisht maskat mbrojtëse, në sfondin e shifrave të infektimeve të reja që po rriten sërish.
“Ne duam që njerëzit të mbajnë maska në transportin publik gjatë gjithë ditës”, tha mjekja e Kontrollit të Infeksionit të Rajonit të Stokholmit, Maria Rotzen Ostlund, në një konferencë shtypi.
“Mbulimi i gojës dhe hundës këshillohet gjithashtu në zona të caktuara të brendshme, të tilla si në parukeri, farmaci ose ushqimore, si edhe në vendin e punës, nëse është e nevojshme”, shtoi ajo, raporton ATSh.
Rekomandimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të zgjasin përkohësisht deri më 22 mars.
Suedia ka ndërmarrë një rrugë të veçantë në menaxhimin e pandeminë së COVID-19, me masa relativisht lejuese, si edhe rekomandime dhe thirrje për përgjegjësi të përbashkët qytetare.
Politikat liberale u shoqëruan me një numër më të lartë infeksionesh dhe vdekjesh, sesa në vendet e tjera të Europës.