Një nënë më Covid-19 duhet të lejohet të vdesë kundër dëshirës së familjes së saj, ka vendosur një gjykatës.
Gruaja, e cila është në fillim të të 30-ave, ka qenë në gjendje kome që nga lindja e djalit të saj muajin e kaluar.
Spitali Universitar i Leicester NHS Trust tha se shanset e saj për të mbijetuar ishin të pakta dhe dhënia fund e trajtimit ishte në interesin e saj më të mirë.
Familja e saj, të cilët janë myslimanë, kërkuan më shumë kohë për trajtim dhe thanë se besonin që “vetëm Zoti mund t’i jepte fund jetës.”
Çështja e gruas u dërgua të martën më 23 shkurt, në Gjykatën e Mbrojtjes, ku analizohen çështje në lidhje me njerëzit që nuk kanë aftësi mendore për të marrë vendime për veten e tyre.
Gruaja ishte dërguar me urgjencë në spital, pasi ishte infektuar me Covid në javën e 32 të shtatzënisë.
Një specialist i tha gjyqtarit se pankreasi i saj kishte ndaluar së funksionuari, një mushkëri kishte “vdekur” dhe stafi kishte provuar gjithçka.
“Shanset e saj për t’u shëruar nga Covid janë të pakta,” tha ai.
“I gjithë ekipi mendon se ajo ka arritur në pikën ku është, në thelb zero.”
Gruaja, e cila gjithashtu ka një vajzë 3 vjeçare, ka sëmundjen Addison, një çrregullim i rrallë i gjëndrave që prodhojnë hormone thelbësore.
Motra e gruas i tha gjykatës :”Ne besojmë në mrekulli.”
“Kur Zoti të ketë shkruar vdekjen tonë, atëherë ne do të vdesim.”
“Për ta hequr nga priza makinerinë, kjo është sikur t’i kërkojmë dikujt të na vrasë.”