Qeveria e Venezuelës e shpalli “persona non grata” ambasadoren e Bashkimit Europian, Isabel Brilhante Pedrosa, duke i dhënë asaj 72 orë për t’u larguar nga vendi.
Vendimi i qeverisë venezuelane iu komunikua diplomates nëpërmjet një letre të dorëzuar nga ninistri i Jashtëm Jorge Arreaza.
Pak më herët, Asambleja Kombëtare i kërkoi qeverisë së presidentit Nicolás Maduro përjashtimin e përfaqësueses së BE-së në vend, në përgjigje të sanksioneve të vendosura të hënën nga Brukseli kundër 19 zyrtarëve venezuelanë.
Parlamentarët i kërkuan ekzekutivit që ta deklarojë Brilhante-n “persona non grata” dhe rekomanduan mbylljen e zyrës së BE-së në Karakas.