Pakistan, njësi policore me ‘rollera’ për ta luftuar krimin

Bota

Pakistan, njësi policore me ‘rollera’ për ta luftuar krimin

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:59
Pakistan

Autoritetet pakistaneze e kanë krijuar një njësi të posaçme policore për të frenuar krimin në qytetin jugor Karachi.

Qyteti në fjalë është i mbipopulluar dhe ka zona ku automjetet konvencionale të policisë nuk mund të depërtojnë për shkak të rrugëve të ngushta, shkruan Associated Press.

Andaj, autoritetet pakistaneze kanë ndjekur gjurmët e njësive të ngjashme në Evropë dhe kanë vendosur që ta krijojnë njësitin e veçantë policor me rollera.

Pas një muaji trajnimesh, skuadra e re do të vendoset pranë rrugëve të ngushta të qytetit, vendkalimeve, kryqëzimeve të ngarkuara dhe nëpër qendra tregtare për ta luftuar krimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat