Policia britanike në North Yorkshire evakuoi një familje prej 3 anëtarësh që kishin zgjedhur të bënin piknik në një vend shumë të rrezikshëm.
Çifti i turistëve kishte zgjedhur të ngrinte tendën dhe të kalonte natën në një zonë të parkut Cleveland Way, pranë një gremine.
Rojet bregdetare pikasën tendën e pazakontë dhe njoftuan autoritetet, të cilat këshilluan çiftin që kishte dhe një fëmijë të mitur me vete të largonte tendën.
Pasi zona edhe kohët e fundit kishte pasur rrëshqitje dherash kështu që jeta e tyre ishte në rrezik.