Jack Ma nuk është më personi më i pasur i Kinës

Bota

Jack Ma nuk është më personi më i pasur i Kinës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:58
Jack Ma

Jack Ma ka humbur titullin e personit më të pasur të Kinës, pasi perandoria e tij e biznesit u vu nën vëzhgimin e ri rregullator të vendit.

Themeluesi i Alibaba e ka mbajtur vendin e parë në Listën e të Pasurve të Kinës më 2019 dhe 2020, por ka rënë në vendin e katërt pas prodhuesit të ujit Zhong Shanshan, Pony Ma Huateng të Tencent dhe Huang Zheng të Pinduoduo

Pozita e Masë ra për herë të parë pas tre viteve, “pasi rregullatorët e Kinës frenuan kompaninë Ant Group dhe Alibaba për çështje anti-trust”.

Ma, pasuria personale e të cilit është 55 miliardë dollarë, u zhduk nga sytë e publikut për gati tre muaj pas komenteve të tij rreth rregullave financiare botërore.

“Sistemi i sotëm financiar është trashëgimi e kohës së industrisë. Duhet të vëmë një të re për gjeneratën e ardhshme të rinjve. Duhet reformuar sistemi aktual”, pati deklaruar Ma.

Ai u rishfaq më 20 janar me anë të një videoje prej 50 sekonda, duke iu drejtuar 100 mësuesve në të gjithë Kinën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat