Një kadet në Akademinë Ushtarake Smolensk u sëmur pasi mori vaksinën ruse kundër COVID-19, “Sputnik V”, ku pastaj i gjithë trupi i të riut u paralizua.
Sipas medieve ruse, kadeti filloi të ndihej keq pas vaksinimit dhe u transferua në një spital ushtarak, ku u diagnostikua me dhimbje të mëdha të shpinë dhe qafës.
Si rezultat, këmbët e kadetit u paralizuan plotësisht.
Familjarëve të të riut iu refuzua kërkesa për të marrë një makinë ose një helikopter për ta dërguar në Moskë për shërim.
“Një ditë më vonë, kur pjesët e legenit dhe barkut ishin paralizuar tashmë, neve na është dhënë një njësi për kujdes intensiv. Më 2 mars, ne ishim në një spital ushtarak në Podolsk, në një gjendje shumë të rëndë”, tha tezja e kadetit.
Nëna e kadetit thekson se mjekët janë të bindur që sëmundja është shkaktuar nga vaksina “Sputnik V”. /