Agjencia për situata emergjente në Zelandën e Re, ka tërhequr paralajmërimin për një cunami të mundshëm pas një serie të tërmeteve të fuqishme që goditën këtë vend – ku qytetarët u njoftuan se mund të rikthehen në shtëpitë e tyre.
Thuhet se nuk ekziston kurrfarë rreziku nëpër plazhe, por 24 orët e ardhshme do të ketë rryma të fuqishme, e banorëve janë këshilluar që të jenë më të kujdesshëm.
Kujtojmë që evakuimi i banorëve që jetojnë afër plazheve në Zelandën e Re ishte urdhëruar mbrëmë, pasi që banorët kishin vërejtur dallgët e larta të ngjashme me ato të një cunami që shkaktohet pas tërmeteve.
BREAKING VIDEO: Very first waves of Tsunami rolling at Tokomaru Bay, New Zealand: WATCH:#Tsunami #earthquake #Newzealand pic.twitter.com/ENxVdJbeTu
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) March 4, 2021
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 8.1 ballë të Rihterit ka goditur vendin, duke nxitur kështu autoritetet të fillojnë evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara.